Pershendetje per te gjitha ju mikesha!

Ndersa pergatis kete shkrim, po ju rrefej qe jam duke e perjetuar vete nje situate gripale me njerin nga femijet tane. Ka marre nje viroze perseri ne shkolle dhe ka rrufe, keputje te pergjithshme, kolle me sekrecione dhe hundet plage nga perdorimi i letrave të hundeve.

(Në raste të tilla eshte mire qe sapo fillon rrufa, ti inkurajojme femijet qe të lyejne hundet nga jashte me krem zbutes, disa here në dite pasi lekura eshte mjaft delikate dhe nga ferkimi i shpeshte acarohet. Nje krem me dylle blete do ishte mjaft i pershtatshem).

Nderkohe disa nga ju mund të vene të qe ndersa njeri nga femijet eshte i semure edhe femija tjeter mund të kete filluar te manifestoje te njejtat simptoma.

Si veprohet ne raste te tilla?
– Kontrollojme temperaturen cdo 4 ore. Nese ka temperature të larte, GJITHMONE sipas moshes dhe keshilles se mjekut i japim parcetamol.
– Per gryket u pergatisim gargare me uje ta vaket dhe me sode buke. Me pas u japim mjalte te perzier me lengun e nje limoni dhe pakez uje.
-Une ju perdor edhe pika propolisi 3-4 here në dite. Gjenden në Farmaci bimore.
– Gjithashtu ne farmaci ka kokrra qe lehtesojne dhembjet e fytit. Besoj e keni edhe ju nje Farmaci prane vendbanimit ku në raste nevoje mund tu merrni femijeve produkte bimore qe japin efekt te menjehershem.

Ne perdorim disa produkte Propolaid, si ne formen e karameleve te fytit apo edhe ne forme spray-sperkatesi. (Baza mjalte, propolis)
– Gjithashtu ne kete kohe gripi, ne u perdorim femijeve nje shurup me baze boronice qe e ruaj ne ngrirje, ku shtoj mjalte dhe limon të shyrydhur, per t’u rritur femijeve imunitetin dhe per t’i ndihmuar ne luftimin e virozave stinore.
Nderkohe femijet kane nevoje per ushqim te shendetshem e plot vitamina C.
– Supa me leng pule pervecse eshte e shijshme, i ndihmon trupat e personave te semure per te luftuar gripin dhe per tu rifuqizuar.
Eshte e rendesishme qe pula, ose pjeset e saj qe perdorim për supe të zieje mbi 5-6 ore, pasi vetem atehere do të clirohen të gjitha mineralet nga kockat.

Lengut te pules mund t’i shtoni vetem veze dhe limon, apo sipas deshires edhe perime apo oriz e makarona supe. Une ua alternoj supen e pules dhe shumicen e kohes ua hedh ne filxhane lengun e pules ku kam shtuar (ne tenxhere) lengun e shtrydhur te nje limoni perzier me nje apo dy veze te fresketa. Kjo eshte shoqeruese shume e mire e bukes se thekur/ose jo me gjalpe, djathe apo recel.

– Jepuni femijeve sa me shume lengje frutash te fresketa. Ne menyre te vecante rekomandohet lengu i shtrydhur i portokallit, limonit dhe qitros. Agrumet jane nje burim i pasur me vitaminen C qe i ndihmon trupat te luftojne semundjet virale.

– Jepuni femijeve sallatra me perime te fresketa apo edhe te ziera/ne avull, si lulelakra, brokoli te sperkatura me pakez vaj ulliri e leng limoni.
– Jepuni femijeve komposto frutash te pergatitura vete ne shtepi.
– Jepuni femiejve kos te fresket, madje edhe te perzier me fruta te grira ne rende duke shtuar 1 luge mjalte dhe tri-kater luge gjelle tershere. Ky eshte nje vakt shume i shendetshem.
– Nese femijet nuk kane shume oreks, pergatituni pilaf apo makarona me salce perimesh.

-disa here në dite cajra bimore. Çaj mali, lule bliri, trendafil të eger, lule shtogu, çaj dafine etj.

Mos harroni qe femijet ne cdo kohe, por vecanerisht kur jane te semure kane nevoje per ushqime te shendetshme.

Mos lejoni qe semundjet t’u mesojne femijeve zakone te keqija e llastime edhe ne lidhje me rregjimin e te ushqyerit.

Ju uroj sherim te shpejte atyre qe jne te semure dhe kane femije te semure dhe cdo te mire te gjitheve:-)

Me dashuri prej nëne,
Edi Gogu

Bashkeudhetare në prinderim