Pershendetje te perzemerta🤗
Meqe shkolla do të qendroja e mbyllur per dy jave dhe femijet jane ne shtepi, duhen menduar disa ide sesi ti argetojme ose mund t’ua leme porosi gjysherve apo miqve ose fqinjeve qe do kujdesen per ta.

Argetimi i tyre ndryshon sipas grupmoshave, por ne fund ne prinderve/gjysherve/kujdestareve na duhet ti mbajme ne aktivitet. Femijet e shijojne shume vemendjen tone dhe nuk jane te veshtire per tu kenaqur.

1.. Kjo eshte me e keshillueshme per zonat rurale.Nese temperaturat jane te perballueshme, vishini mire femijet, mos ua kurseni as shallin, as kapucin as dorezat dhe dilni nje shetitje. Ajri i ftohte i cili ne shqiptareve na fut friken, na ben mire te gjitheve (pervec rasteve te ndaluara nga mjeku). Nje shetitje në natyre, në ajer të paster ne vende ku nuk ka shume njerez.
2- sajoni lojra fantazie apo biseda me kuriozitete rreth dimrit, debores, ngricave dhe ndihmojini femijet te shohin dhe te vleresojne detajet e bukura te natyres si; ngjyren e qiellit, reve, pemet, malet etj.
3- mbajini femijet larg telefonave, kompjuterave, lojrave në internet persa kohe qe nuk jane nen vezhgimin tuaj dhe mos e shtoni kohen e perdorimit të tyre “meqe jane gjithe diten në shtepi”.
4-ne mungese te kinemase, shihni ndonje film te zgjedhur se bashku dhe bisedoni mbi mesimet apo mesazhin e nxjerre prej tij.
5- pas filmit beni diskutimin e tij duke pire nje caj apo kakao te ngrohte dhe duke e nxitur femijen te vendose veten ne vend te personazhit kryesor.
6- nxiteni femijen, te viziatoje apo te punoje me plasteline dicka qe i ka pelqyer nga filmi.
7- Sipas gjinise se femijes sajoni lojra me kukulla apo heronj, me makina apo festa caji. Jepini femijeve nje teme loje. Jepuni nje detyre/pergjegjesi dhe perfshihuni edhe vete. Imitoni zera dhe krijoni personazhe sepse femijeve ju pelqen kjo gje.
8- merrni nje tas te madh apo nje legen te madh dhe mbusheni me uje te vaket, shtroni nje peshqir gjigand nen te me pare 😉 dhe nxirrni anijet apo lodrat e plazhit. Femijet do kenaqen, do lagen, do ti nderroni dhe … ky nuk eshte aspak fundi i botes.
9- sajoni lojra ku ju perfshiheni njesoj me femijet. Ata kane nevoje per vemendjen dhe kohen tone!
10- nxirrni kutite e shahut, dominote, puzzles, uno, monopoli etj.
11- lexojini femijeve dhe atyre qe mund te lexojne vete, krijojuni nje kend leximi. Rehatojini dhe mbulojuani kembet me nje batanije te bute. Ata nuk do ta harrojne kete!
12- letra, lapsa, penela, bojra dhe te vizatojme se bashku. Nxitini te vizatojne e te ngjyrosin. Ndihmojini me ide se cfare te vizatojne, nese ju mungon frymezimi.
13- muzike-karaoke-vallezim. Gjeni muzike sipas moshes se femijes dhe kendoni e vallezoni me ta. Do te kenaqeni edhe vete, ua garantoj😉
14- pershijini ne gatim. Te qerojne, presin, perime, fruta apo te terhollin brume me petes. Femijet e adhurojne brumin.
15- perfshijini ne pastrimin e shtepise. Pervec argetimit, femijeve ju nevojitet pike se pari disiplina e punes. Jepuni pune sipas moshes. Oh mund te fshijne pluhurat, rregullojne shtreterit, fshijne e lajne dyshemete nen kujdesin tuaj, etj etj.
16- mund te beni fizkulture apo aerobi se bashku mbi tapet. Nese nuk dini ushtrime te tilla dhe dini te perdorni internetin, aty mund te gjeni plot te tilla.
17- beni punedore te ndryshme. Prisni me gershere, qepni me gjilpere, sajoni cfare te deshironi, vetem krijoni gjera te bukura me duart tuaja. Pastaj ekspozojini dukshem dhe pergezojini femijet!

Mua kaq gjera me vijne ndermend tani. Perdorni fantazine tuaj dhe shijojini femijet tuaj!
Merzitem shume kur lexoj neper internet “sesi ju nxihet dita” kur jane femijet pushim ne shtepi.
Dita kur ata do te largohen nga shtepia vjen sa hap e mbyll syte, perdoreni cdo mundesi per ti shijuar, dashur, puthur, shtrydhur dhe mesuar ata, krijesat e vogla te dashura qe na jane dhuruar prej se larti.

Sinqerisht dhe dashamiresisht,

Edi Gogu (bashkeudhetare ne prinderim)