Sot se bashku me familjen beme nje udhetim…nje udhetim ku ishim vetem ne te peste dhe askush tjeter, nje super udhetim…ne kohe. Pikenisja ishte mengjesi i sotem (te mbyllur ne shtepi si shumica prej nesh) dhe vendmberritja ishte femijeria e femijeve. Padyshim beme edhe dy ndalesa ne femijerite e ne te dyve, prinderve. Çuditerisht ndersa pershkonim stacione te ndryshme nuk e patem ndjere sesi akrepat e ores kishin rendur para nesh per te na permendur nga vala e embel e kujtimeve.

U bene dite qe qendrojme brenda te gjithe dhe perveçse eshte nje detyrim njerezor, qytetar per tu kujdesur per jeten e njeri-tjetrit, prinderve tane, komunitetit ku jetojme, ne kemi marre nje vendim (me deshire te zjarrte dhe unanimisht) qe do ta shijojme çdo moment te kesaj situate, pasi kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te kaluar nje kohe te mire dhe cilesore me njeri-tjetrin.

A nuk kemi thene shume here “ah sikur te kisha me shume kohe!” Ja pra ku jemi me kohe ne nje situate ku kohen e kemi me bollek. Eshte momenti me i shkelqyer, per te zvogeluar zhurmat dhe ngacmimet e jashtme, e te fokusohemi tek jeta e vrullshme qe ndodh brenda shpirtrave tane. Eshte koha ideale per te ndezur çdo drite brenda shpirtit dhe ta marrim zemren nder duar per te peshuar gjithcka qe eshte e rendesishme dhe per ta vene menjane tek gjerat qe kane vlere te perjetshme.

Keto dite kur i gjithe globi mban frymen dhe fjala corona virus jeton mbi cdo buze, le ta bejme shtepizen tone oazin e shplodhjes dhe te sigurise, ku femijet ne menyre te vecante te mos e marrin tensionin, ankthin e perçuar nga bisedat, telefonatat, informacionet permes rubrikave televizive, por te harrohen e te kthehen ne embelsine e botes se tyre feminore.

Ata kane nevoje per vakte te shendetshme ne porcione te kujdesshme pasi duke qene me pak aktive, djegia e kalorive behet me e veshtire. Femijet ndihen mjaft te sigurt prane babit dhe mamit; leximi i librave se bashku u shton femijeve sigurine, I afron me teper me prinderit dhe nese leximi i librave interpretohet me zera prej te dy paleve, atehere kjo do te jete nje perjetese gazmore dhe e paharrueshme.

E gjithe familja mund te mendoje se eshte nje kohe pushimi pranveror. Çfare bejme ne kur jemi me pushime? Luajme lojra; shah, monopoli, uno. lojra me letra, domino, ndertojme puzzle, ngjyrosim te medhenj e te vegjel pasi eshte mjaft shplodhese, luajme me plasteline, bejme poça me shkume sapuni, luajme petash ne korridor, luajme me tollumbace, ndertojme tenda me batanije e çarçafe hedhur mbi karrige, futim kembet ne vaske apo legena me uje te vaket dhe e mbushim me peshq apo rosa plastike dhe i pllaquritim kembet, bejme anime duke prier kuti bosh te qumeshtit, vizatojme me shkume rroje ne deren e qelqte te ballkonit apo ne pasqyre, bejme karaoke, ngjyrosim guackat e mbledhura me pare ne breg te detit, veshim kostume dhe bejme karnavale, bejme foto gazmore, shohim filma se bashku, por bejme edhe pune.

Pranvera eshte stina ku ne i hyjme pastrimit te hijes se dimrit me themeli, le ta bejme kete gje se bashku dhe punet do te mbarojne me shpejt dhe do te kemi me teper kohe per njeri-tjetrin. Ne stepi mund te ndertojme stacione dhe kjo e ben cdo gje me argetuese ndersa levizim ne nje siperfaqe te kufizuar.

Stacioni i kuzhines-gatuajme receta te vjetra dhe reja SEBASHKU

Stacioni i higjienes-pastrojme, lajme dhe hekurosim se bashku

Stacioni i nderlidhjes dhe komunikimit-flasim ne telefon, FaceTime, skype me njerezit e miqte e dashur

Stacioni i punes dhe edukimit-femijet ndjekin mesimet online dhe ne punojme nga shtepia

Stacioni i artit-vizatojme, ngjyrosim, lexojme libra dhe provojme te shkruajme esse, poezi, tregime.

stacioni i te shkuares-shohim albumet fotografike apo i shfaqim fotot ne formatin e televizorit

Stacioni i kinemase- shohim filma, koncerte, shfaqje, dokumentare per te gjithe familjen

Stacioni i natyres-shijojme ngjyrat e dites ne balcon, friture, ujisim lulet, shohim yjet dhe henen ne mbremje

Stacioni i meditimit- rrijme ne qetesi dhe reflektojme mbi enderrat, deshirat tone, I lutemi Perendise dhe I kerkojme durim, paqe, urtesi. Per ata qe jane besimtare, lexojne fjalen e Tij dhe meditojne mbi te, mbi premtimet dhe sigurine qe Ai i dhuron shpirtit tone

Stacioni i bukurise-cdo dite kujdesemi per veten njespj sikur do te dilnim per te shkuar ne pune, shkolle.

Stacioni i kafes-pergatisim dhe e sherbejme kafen ose canin me servise te bukura dhe leket e kafes/cajit i vendosim ne nje arke kursimi per ta perdorur me pas ne ditet e nevojes (ndoshta)

Nje NDER STACIONET E RENDESISHME eshte ai I LIBRAVE. Leximi i librave eshte nje magji dhe zhvendosje në nje Univers tjeter. Mos ta shkojme asnje dite dëm pa e ushqyer mendjen dhe shpirtin tone ne bollekun e faqeve të librave. Të njejten dashuri dhe pasion duhet të mbjellim tek femijet. Librat qe kemi në shtepi mund ti rilexojme (nese nuk kemi të tjere të palexuar ende). Nje kende i qete, nje liber, nje filxhan çaj dhe harrohuni në boten tuaj!

Stacioni I kujtimeve-dhuroni perqafime, puthje, perkedheli, beni fotografi, shkruani ne nje ditar dhe mos u kurseni qe te thoni {“te dua”

shkruajini ose printojini stacionet dhe sigurohuni qe te kaloni ne seclin prej tyre cdo dite.

Bashkeshortet le ta ndihin njeri -tjetrin dhe ti japin “ajer te fresket” marredhenies se tyre. Femijet e mesonen dashurine me mire permes asaj qe shohin cdo dite ne familjen e tyre.

Cdo dite eshte e cmuar, mos ta hedhim dem!

Ju uroj kurajo, durim, dashuri, shendet dhe mire u perqafofshim sa me pare!

Dashamiresisht,

Edi Gogu